Një djalë, vetëm 11 vjeç i quajtur Joshua Trump, u ftua në fjalimin e mbajtur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe veprimi që bëri hyri në histori.
11-vjeçari është quajtur hero i rezistencës anti-Trump.
Joshua Trump, nxënës nga Delaware ishte ftuar nga Melania Trump.
Ai braktisi shkollën për shkak se herë pas here stigmatizohej për mbiemrin që mbante.
Prindërit e tij kanë rrëfyer se Joshua quhej idiot nga bashkëmoshatarët, dhe se janë ndjerë të detyruar ta çonin atë në një shkollë tjetër.
Gjatë fjalimit të Trump, teksa ai po përmendte faktin se do ta ndërtonte kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës dhe deklaronte se emigrimi ilegal është një krizë urgjente kombëtare, djaloshi vendosi t’ia këpuste një sy gjumë.
Një përdorues Twitter-i ka postuar foton e të riut duke fjetur dhe ka mbishkruar: “Joshua Trump bën ligjin!”