Bota 11-vjeçarja nga Irani që po sfidon Einstein-in dhe Hawking-in

11-vjeçarja nga Irani që po sfidon Einstein-in dhe Hawking-in

Një 11-vjeçare nga Irani, e cila jeton dhe studion në Britani të Madhe, ka marrë vëmendjen e mediave për rezultatet e jashtëzakonshme në testin e inteligjencës Mensa, meqë performanca e saj e intelektit ka kapërcyer mendimtarët e shquar si Albert Einstein dhe Stephen Hawking.

Tara Sharifi, nxënëse e Aylesbury High School, së fundmi kreu Mensa IQ, testin në Oksford, ku arriti të futej në listën e gjenive, kufiri hyrës i së cilëve është 140 pikë.

Por mendjendritura Tara ka shënuar plot 162 pikë, dy pikë më shumë se Einstein, teoricienti i njohur i fizikës moderne, dhe po ashtu dy pikë më shumë se Stephen Hawking, kozmologjisti i njohur që vdiq para një viti.

Me rezultatin e shënuar, Tara tani është e kualifikuar për anëtarësi në Mensa, e cila njihet gjithashtu si “shoqëria e inteligjencës së lartë”.

Ajo thotë se kur të rritet tutje, dëshiron që karrierën e saj ta orientojë kah matematika.