Aktualitet 110 raste të reja dhe dy humbje jete nga Covid

110 raste të reja dhe dy humbje jete nga Covid

Kurba e pandemisë në Shqipëri vijon të jetë e qëndrueshme.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1,357 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 110 qytetarë.

Janë 1,594 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete.

Janë shëruar 261 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,958 që nga fillimi i epidemisë.Q