Në fjalën e tij gjatë seancës së përbashkët të dy kuvendeve Kosovë-Shqipëri që po zhvillohet në Tiranë në kuadër të 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, kryeministri i Kosovës ndarjet krahinore ishin pengesë atëherë dhe sot.
Ai apeloi për më shumë përfshirje në punët publike të njëri-tjetrit dhe pranim të kritikave të ndërsjella.
“Ndarjet krahinore, bajraktarizmat ishin pengesë e prapambetje atëherë, edhe sot ashtu janë. Duhet të gëzohemi kur përfshihemi sa më shumë në çështjet publike të njëri-tjetrit jo për të penguar, por për të ndihmuar. Hapësira jonë publike, politika, kultura, ekonomia, nuk janë çifligje me tapi, por e përbashkëta kalaja kur të gjithë vëmë nga një gur. Na duhet të jemi më shpesh bashkë, jo vetëm në kremte. Të punojmë bashkë të mbajmë ide me njëri-tjetrin dhe të pranojmë kritikat e njëri-tjetrit. Teksa në Evropën Lindore por vinte demokracia, profesori Ukshin Hoti thoshte se politikanët shqiptarë duke thelluar ndarjen mes vetes, po u jepnin arsye atyre që donin t’i shihnin të ndarë. Jam i sigurt se shumica këtu pajtoheni me mesazhin e Luigjit dhe të Ukshinit. Nesër shënohet 110 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Ndërsa sot shënojmë 25-vjetorin e formimit të ushtrisë kombëtare të Kosovës. Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara, ajo sot është vend i NATO-s, anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe ka bërë hapa të dukshme në fusha të ndryshme. Urojmë që sukseset Shqipërisë të mos i ndalen. Jam i sigurt se edhe në Shqipëri gëzohen për sukseset e Kosovës”.
Kryeministri i Kosovës shtoi se po punohej për krijimin e një fjalori të përbashkët enciklopedik mes dy vendeve, teksa foli për arritjet e përbashkëta.