Google ka vendosur të surprizojë sërish shqiptarët me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së vendit.
Në orën 24:00 në logon kryesore motorit më të madh të kërkimit i është vendosur flamuri kuqezi për të uruar shqiptarët në mbarë botën për festën e tyre më të rëndësishme.
Google ka pasur, kohët e fundit, disa praktika të ndryshimit të logove, në respekt të datave historike apo edhe evenimenteve të tjera. Logoja e flamurit shqiptar në faqen e Google pushtoi edhe profilet e miliona shqiptarëve.