Gazetari Artan Hoxha ngriti dyshime se në konteinerin me banane brenda së cilës u kapën 119 kg kokainë, mungojnë arka të tjera me drogë.
I ftuar sonte në emisionin Opinion në Tv Klan, gazetari Hoxha duke analizuar fotografinë e skanerit të konteinerit, tha se në cepin e djathtë të kësaj foto duket vend bosh. Sipas gazetarit, mungojnë 113 arka me banane, që sipas tij, u hoqën më përpara.
Artan Hoxha u shpreh se brenda konteinerit ka patur 1925 kilogramë kokainë, por janë hequr më përpara.
“Në ngarkesë mungojnë 113 arka me banane. Policia shqiptare ka kapur vetëm 7 dhe në ato 7 janë gjetur 119 kg. Shtuar dhe këtu 106 arkat e tjera shkojnë te sasia 1925 kilogramë, gati 2 ton. 106 arkat e tjera skaneri tregon që mungojnë. Skaneri na trego që ka probleme brenda, ngarkesa nuk është e plotë. Kush e çon konteinerin te skaneri? E çon dogana, e çon dhe policia. Skaneri skanon atë që i sjellin. Arkat janë zbritur dhe pastaj u gjetën te magazina 119 kg se nuk e dimë sa kanë marrë ata në Romanat. Tek ajo ndalesa në Romanat, ata 4 personat kanë hyrë kanë marrë pjesën tjetër të ngarkesës”, u shpreh gazetari Artan Hoxha.