1- Sirtaret, frigoriferi dhe e gjithë shtëpia duhet të jenë të mbushura!
2- Lini dyert hapur. Thuhet se duke bërë kështu, do të nxirrni jashtë gjithë energjinë e keqe!
3- Pastroni shtëpinë, për një fillim të ri. Me siguri kjo s’është e nevojshme për t’u listuar sepse askush më shumë se mamatë shqiptare s’i ka fiksim “punët e Vitit të Ri”.
4- Mbani një valixhe të hapur gjatë mbrëmjes së 31 dhjetorit nëse doni të udhëtoni më shumë!”
5- Vishni të brendshme të kuqe nëse doni fat të mirë dhe suksese përgjatë vitit.
6- Puthni dikë në mesnatë. Besohet se duke bërë këtë, shanset për romancë në muajt e ardhshëm janë shumë të larta.
7- Mos nxirrni asgjë jashtë shtëpisë pas mesnatës dhe para 2 janarit. Madje, mos derdhni as plehrat. Besohet se duke bërë të kundërtën, padashje mund të “flakni tutje” fatin e mirë që keni mbledhur.” As tryezën e Vitit të Ri mos e pastroni atë mbrëmje.
8- Bëni kujdes me njerëzit që fusni të parët në shtëpi. Sigurohuni të mos vijnë duarbosh dhe përgjithësisht të konsiderohen si të mbarë.
9- Bëni pak zhurmë pas orës 12:00.
10- Hani 12 kokrra rrushi në mesnatë.
11- Keni ditëlindjen me 1 janar? Konsiderohet fat i mirë, kështu që merrni frymë thellë dhe mos u mërzisni se do merrni 1 dhuratë për 2 raste!
12- Vishni diçka me pika, nëse doni më shumë para këtë vit.
13- Mos harroni shampanjën! Hapeni ju!