Gjykatësit dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen vetingut, veçse do t’i nënshtrohen hetimit të pastërtisë së figurës dhe pasurisë do të plotësojnë një formular ku u kërkohet të detajojnë të dhënat për pasurinë e tyre.
Pyetjet kanë të bëjnë me shtëpitë që kanë gjykatësit ose prokurorët, dhuratat mbi 500 euro që kanë marrë, llogaritë bankare, shtëpitë ku banojnë, pagesa e shkollës së fëmijëve, etj.
Më poshtë lexoni 12 pyetjet që kanë dalë sot në media:
1- A keni jetuar në adresën që është shënuar në zyrat e gjendjes civile apo në atë që keni shënuar në vetëdleklarim në shtatë vitet e fundit (respektivisht 2011-2017)? Nëse jo, ju lutem listoni vendbanimet e tjera ku keni jetuar gjatë kësaj periudhe
2- A keni marrë ndonjë dhuratë me vlerë mbi 500 euro apo ka financuar dikush një shpenzim për llogaritë tuaj në një shifër më të lartë se kjo shumë shtatë vitet e fundit (respektivisht 2011-2017)? Nëse po, ju lutem specifikoni se cili ishte burimi i kësaj dhurate ose pagese dhe cila është shuma.
3- A keni pasuri të paluajtshme, llogari bankare ose të ardhura financiare jashtë Shqipërisë? Nëse po, ju lutem specifikoni.
4- A jeni përfituesi i ndonjë prej pasurive/llogarive bankare të regjistruar në emrin e ndonjë personi tjetër brenda apo jashtë Shqipërisë? Nëse po, ju lutem specifikoni.
5- A keni përdorur në shtatë vitet e fundit pasuri të regjistruara në emrin e dikujt tjetër (si automjete, shtëpi, anije, apartamente, shtëpi pushimi etj.)?
6- A keni bërë shpenzime që e tejkalojnë shumë 2500 euro në shtatë vitet e fundit? Nëse po listoni çdo rast dhe qëllimin e atij shpenzimi.
7- Jepni detaje mbi shkollimin e fëmijëve tuaj në shtatë vitet e fundit (shkolla publike apo private, brenda dhe jashtë vendit, emrin dhe adresë e shkollës). Nëse fëmijët tuaj kanë studiuar apo studiojnë jashtë vendit, jepni detaje mbi pagesat për shkollimin dhe shpenzimet e jetës së tyre për çdo vit kalendarik.
8- A keni marrë ju apo ndonjë pjesëtar i familjes tuaj trajtim mjekësor me kosto mbi vlerën 1000 euro në shtatë vitet e fundit, brenda apo jashtë Shqipërisë? Nëse po, ku dhe kur?
9- A keni udhëtuar ju apo ndonjë pjesëtar i familjes suaj jashtë Shqipërisë në shtatë vitet e fundit, përfshirë edhe pushimet? Nëse po, specifikoni datën dhe qëllimin e udhëtimit/ve/ vendosni bashkëlidhur kopje të të gjithave faqeve të pasaportës tuaj dhe familjarëve tuaj.
10- Sipas pyetjes nr. 9, ku keni qëndruar/akomoduar gjatë këtyre udhëtimeve jashtë Shqipërisë? Specifiko emrin e shteti dhe adresë.
11- Sa është vlera e arredimit të shtëpisë/ve tuaj, ju lutem specifikoni natyrën dhe kostot e çdo rinovimi,orendive, dekorimeve dhe pajisjeve elektrike në shtëpinë/shtëpitë/apartamentet tuaja, që tejkalojnë shumën 2500 euro secila, këto 5 vitet e fundit. Nëse është e mundur, vini në dispozicion faturat.
12- A keni investuar ndonjëherë në para dixhitale, si për shembull në bitcoins ode Ethereum? Nëse keni asete të tilla, në çfarë shume totale keni investuar?