Ministria e Shëndetësisë thotë se nga 3255 testime të kryera përgjatë këtyre 24 orëve të fundit, në vendin tonë kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë, Korçë, 1 rast në Fier, Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Sarandë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare nga Saranda, 89 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,215 që nga fillimi i epidemisë.