Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 127 vjet burg në total për 8 të akuzuarit e të paktën 3 milionë eurove të makinave që transportonin paratë e bankave drejt Rinasit.
Dënimi më i rëndë prej 24 vitesh burg është kërkuar për organizatorin e grabitjeve Aleksandër Murataj, i cili është ende në kërkim.
20 vjet burg kërkoi prokuroria për Dash Kupën dhe ish-komandon Neim Avdyli. 19 vjet e 8 muaj burg kërkoi akuza për Ernest Kupën.
Një dënim më i lehtë u kërkua nga gjykata për Ditjon Memlikën dhe Admir Çerpjan me vetëm 5 vjet e 8 muaj, pasi këta të dy kanë marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
8 personat akuzohen për të paktën 3 grabitje të parave të bankave. Rasti i parë është ai i grabitjes së filialit të një banke pranë Stacionit të Trenit në Tiranë, ndërsa ngjarjet e tjera kanë ndodhur në rrugën drejt Rinasit.