Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thotë se këto 24 orë janë kryer 2,872 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, 1 rast Fier, Korçë, Librazhd, Dibër, Rroskovec.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 23 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 34 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,736 që nga fillimi i epidemisë.