Panik në New York. Disa persona u qëlluan me armë në stacionin e metrosë në Brooklyn të New York të martën në mëngjes. Departamenti i Zjarrfikësve në New York, raportoi se në metro janë gjetur po ashtu disa pajisje të pashpërthyera.
Policia tha se sipas raportimeve paraprake, dyshohet se autori është një mashkull afro-amerikan i cili mbante maskë kundra gazit dhe një jelek portokalli ndërtimi. Ai është arratisur nga vendi i ngjarjes. Pas incidentit autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të shmangin zonën në fjalë.
Sipas autoriteteve lokale 13 persona janë transportuar në spital. Mediat shkruajnë se departamenti i zjarrfikësve të qytetit është njoftuar rreth orës 08:30 të mëngjesit për një tym në metro. Atje u gjetën disa persona të qëlluar dhe u zbuluan pajisjet.
Sipas informacioneve paraprake me shumë mundësi në stacion është aktivizuar një pajisje tymi. Burime të tjera kanë treguar për CNN se një person ndodhet në gjendje kritike për jetën.