Kryesore 14 Maji/ Çuçi: Shqiptarët mund të votojnë edhe pse dokumenti i tyre...

14 Maji/ Çuçi: Shqiptarët mund të votojnë edhe pse dokumenti i tyre i identitetit ka skaduar

Të gjithë shtetasit shqiptarë mund të votojnë më 14 Maj edhe nëse dokumenti i tyre i identifikimit është i skaduar.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ka bërë me dije se një ndër vendimet që u mor ishte ai për shtyrjen e afatit për dokumentet e identifikimi të shqiptarëve.

Bledi Çuçi: Sot miratuam në Këshillin e Ministrave vendimin për shtyrjen e afatit për dokumentat e identitetit të shqiptarëve të cilat skadojnë në 14 Maj. Është një shtyrje që vjen si rezultat i një konsultimi me KQZ-në që mbart shqetësimet e partive poltike duke parë numrin numrin e madh të dokumenteve që skadojnë apo kanë skaduar apo skadojnë deri në 14 Maj, vendosëm që ta shtyjmë afatin dhe në këtë mënyrë, të gjithë shtetasit mund të votojnë në 14 Maj pavarësisht se dokumenti i tyre i identitetit ka skaduar.

Gjithashtu, një tjetër vendim që u mor në këtë mbledhje ishte hapja rrugë e impementimit të strukturës së re të Policisë së Shtetit.

Bledi Çuçi: Vendimi tjetër që u mor, për t’i hapur rrugë impementimit të strukturës së re të Policisë së Shtetiti duke miratuar të gjithë strukturën e gradave në qeveri. Struktura që është miratuar, fillon zbatimin. Një nga reformat më të mëdha që ka bërë Policia e Shtetit, sidomos për të riadresuar riorganizimin tërësor të Policisë Kriminale.