Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm, që shkakton viktima, thuajse çdo 5 vjet, sipas një raporti të publikuar në prill të këtij viti nga Agjencisë turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave.
Turqia shtrihet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Që prej vitit 1900 deri në vitin 2017, në Turqi janë regjistruar 201 tërmete me madhësi nga 6 rihter e më të fuqishëm.
Tërmetet më të fuqishëm në Turqi që nga viti 1900
Viti 1903 – Tërmet 7,0 rihter në provincën Muş, 2803 të vdekur
Viti 1912 – Tërmet 7,3 rihter në provincën Tekirdağ, 2836 të vdekur
Viti 1914 – Tërmet 7,0 rihter në provincën Burdur, 2344 të vdekur
Viti 1939 – Tërmet 7,9 rihter në provincën Erzincan, shkatërroi thuajse plotësisht qytetin dhe la 32,962 të vdekur.
Viti 1942 – Tërmet 7,0 rihter në provincën Niksar, 3 mijë të vdekur
Viti 1943 – Tërmet 7,4 rihter në provincën Samsun, 2,824 të vdekur
Viti 1944 – Tërmet 7,2 rihter në provincën Gerede, 3959 të vdekur
Viti 1966 – Tërmet 7,2 rihter në provincën Mus, 2394 të vdekur
Viti 1970 – Tërmet 7,2 rihter në provincën Kütahya, 1086 të vdekur
Viti 1976 – Tërmet 7,0 rihter në provincën Van, 3840 të vdekur
Viti 1975 – Tërmet 6,9 rihter në provincën Dijarbakirit, 2394 të vdekur
Viti 1983 – Tërmet 6,9 rihter në provincën Erzurum, 1155 të vdekur
Viti 1999 – Tërmet 7,4 rihter në provincën Izmir, 17480 të vdekur
Viti 2011 – Tërmet 7,0 rihter në provincën Van, 644 të vdekur