Kryeministri Edi Rama vuri në dukje se Shqipëria, krahasuar me shumë vende të tjera, është përpara me procesin e vaksinimit.
Sipas tij, janë 140 shtete që ende nuk kanë bërë injektimin e parë.
Nga Berati, shefi i qeverisë deklaroi se sezoni pranveror dhe do të jetë sezon vaksinimi masiv.
“Një sfidë jetësore që ne do ta fitojmë. Shqipëria si një vend i vogël, që është në mes të Evropës, por që nuk u përfshi në skemën e shpërndarjes së planeve të vaksinave, ka një sfidë të madhe më vete. Por falë këmbënguljes, ja dolëm që të fillojmë vaksinimin, ndërkohë që plot 140 shtete kanë patur vështirësi të jashtëzakonshme dhe ende nuk kanë bërë gjilpërën e parë. Brenda gjysmës së marsit do të vaksinojmë të gjithë bluzat e bardha. Së shpejti do të mund të kemi lajme të mira për sigurimin e sasive të nevojshme, për jo vetëm për të mos e ulur ritmin, por për ta intensifikuar ritmin dh eta kthejmë gjithë këtë sezon pranveror në një sezon vaksinimi masiv.”