Ka shumë arsye pse dimri edhe mund të jetë një stinë e preferuar për ju. Festat e fundvitit, skitë, një libër pranë zjarrit, apo një gotë vere e nxehtë.
Sidoqoftë, më poshtë do të gjeni një listë të gjërave që duhen bërë këtë dimër për ta bërë atë një ndër stinët më të paharruara për ju.
1- Provojeni një recetë të re supe.
2- Dilni për të blerë. Koha e fundvitit zakonisht ka zbritjet më të mira.
3- Lexojeni librin që ka pritur tërë vitin për t’u lexuar nga ju.
4- Shikoni filmat më të përfolur gjatë këtij viti.
5- Vizitojeni muzeun apo një ekspozitë që e keni përmendur tash e sa kohë.
6- Organizojeni dollapin tuaj. Dimri është stina perfekte për ta bërë këtë gjë.
7- Testoni aftësitë e juaja të patinazhit.
8- Ndihuni rehat pranë zjarrit.
9- Dilni dhe shëtitni në qytet.
10- Ngjituni maleve.
11- Filloni një plan të ri stërvitjesh.
12- Shkoni për ski.
13- Ndihmoni të tjerët.
14- Shkoni në një pushim larg.
15- Shijojeni marketin e fundvitit.