Të paktën një milion e gjysmë pyetje janë regjistruar deri tani, drejtuar presidentit rus, një ngjarje e përvitshme ku Vladimir Putin përballet me opinionin publik vendas.
Pyetjet në fakt mund të dërgohen nëpërmjet SMS-ve, përmes rrjeteve sociale dhe përmes faqes specifike të internetit.
Përballja e drejtpërdrejtë me kombin zakonisht fokusohet në çështjet e brendshme.
Sipas ekspertëve, në fakt, këtë vit do të ketë edhe më shumë duke pasur parasysh se rusët, duke luftuar kundër reduktimit të pagave, në terma reale, për të gjashtin vit radhazi, janë duke humbur interesin mbi strategjitë e mëdha gjeopolitike që presidenti Putin angazhohet shpesh.