Shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve nuk njohin ulje në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 461 teste të dyshuara, prej të cilëve 218 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 15 qytetarë kanë humbur jetën.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë dhe deri sot janë regjistruar 9.492 raste nga 38.803 teste të kryera, ndërkohë 284 pacientë me sëmundje të tjera shoqëruese kanë ndërruar jetë.
Autoritetet shëndetësore raportojnë se në orët e fundit janë shëruar 156 pacientë kurse numri i rasteve aktive në të gjithë vendin ka shkuar në 3.862. Në dhjetë ditët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën 107 pacientë të prekur nga koronavirusi.
Rastet pozitive me Covid-19:
Prishtinë 70 raste, Podujevë 23, Gjilan 16 raste, Ferizaj 15 raste, Fushë Kosovë 12 raste, Pejë 12 raste, Lipjan 7 raste, Prizren 7 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 6 raste, Skenderaj 6 raste, Gjakovë 5 raste, Malishevë 5 raste, Dragash 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 3 raste, Shtime 3 raste, Kamenicë 2 raste, Rahovec 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Kllokot dhe Vushtrri.