Kryesore 156 raste të reja dhe dy të vdekur nga Covid-19

156 raste të reja dhe dy të vdekur nga Covid-19

156 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19, nga 870 testime që u kryen gjatë 24 orëve të fundit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është 63 raste në Tiranë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Dibër, nga 8 raste në Lezhë dhe Lushnje, nga 7 raste në Fier dhe Vlorë, nga 4 raste në Shkodër, Kukës, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste në Kurbin, Librazhd, Fushë-Arrëz, 2 raste në Has, Kavajë, Malësi e Madhe, Bulqizë,1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Selenicë, Peqin, Gramsh, Skrapar.

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se dy pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi. Viktimat janë një 83-vjeçare dhe një 87-vjeçar.

Po kështu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 62 qytetarë.

Në të dy spitalet Covid po marrin trajtim mjekësor 188 pacientë, 20 janë në terapi intensive dhe 7 në intubim.