“Mister finalja” nuk tradhton. Goli me të cilin Cristiano Ronaldo kanalizoi dhe vendosi në të vërtetë fatin e Superkupës Italiane kundër Napolit solli triumfin e nëntë në historinë e Juventusit për këtë trofe. Ky ishte goli i 16-të i shënuar në karrierën e tij nga kampioni portugez, në ndeshjet me një trofe pas. Pra, në finale. Ai ka luajtur katër të tilla për Juventusin: në dy prej tyre shënoi. Këtë herë në “Mapei Stadium” dhe në Superkupën e vitit 2018 ndaj Milanit. Kur ai shënon, Juventus ngre kupën; kur ai mbetet thatë, edhe “Zonja e Vjetër” del bosh (Superkupa dhe Kupa Italiane 2019).
Një dhuratë për të hapur palmaresin e Andrea Pirlos si trajner, në mundësinë e parë në dispozicion. Një konfirmim për të pasuruar palmaresin e tij, i cili midis klubeve dhe ekipit kombëtar ka shtuar trofeun e katërt, që kur Cristiano Ronaldo u bashkua me Juventusin. Kjo ishte Superkupa e dytë, përveç dy kampionateve. Në karrierën e tij, numri i trofeve të fituar është 31, të cilëve duhet t’iu shtohet “Community Shield” më 2008 dhe Superkupa e Europës më 2016, të arritura me Manchester United dhe Real Madrid, edhe pse vetë nuk kishte mundësi të luante në finale.
“Ishte një ndeshje e vështirë, shumë e vështirë, por ne patëm një qasje të shkëlqyeshme. Fitimi i kësaj kupe është shumë i rëndësishëm për të rikthyer besimin. Ne jemi shumë të lumtur”, – tha CR7 në fund të ndeshjes. Për shkak se vitrina është e rëndësishme, janë trofetë që hyjnë në librat e historisë, por përballja me Napolin ishte gjithashtu një hap themelor për ta rikthyer sezonin bardhezi në rrugën e duhur, pas rrëshqitjes së të dielës mbrëma me Interin, që ngriti alarmin.
“Na duhet një qëndrim tjetër, kemi bërë një gabim me Interin, – shpjegon CR7, – por ajo ka kaluar. Gjëja e rëndësishme ishte të fitonim sonte. Ky është një trofe shumë i rëndësishëm, sepse mund të na japë besim për rritjen tonë në funksion të ndeshjeve të ardhshme”.
Portugezi nuk dorëzohet as për kampionatin: “Milani dhe Interi janë shumë të fortë, por sezoni është ende i gjatë, ka shumë për të bërë dhe po; mendoj se mund ta fitojmë titullin. Rruga është shumë e vështirë, ndaj mendoj se titulli është u mundur”. Deri në fund, qëllimi është trofeu i 34-t në karrierën e tij.