Dario Essugo nuk ka për ta harruar kurrë mbrëmjen e 20 marsit 2021, kur debutoi për herë të parë me Sportingun e Lisbonës, në moshën 16 vjeç e 6 ditë.
Futbollisti i ri u fut në fushën e lojës në minutën e 84-t të ndeshjes që Sportingu fitoi 1-0 ndaj Vitoria Guimaraes, duke zëvendësuar Joao Marion.
Kur arbitri i dha fund ndeshjes, Essugo shpërtheu në lot, jo vetëm sepse realizoi ëndrrën për të luajtur me ekipin e tij të zemrës, por edhe sepse shkroi historinë, duke u bërë futbollisti më i ri që debuton me “Luanët” e portugalisë. Rekordi i mëparshëm mbahej nga vetë Cristiano Ronaldo, i cili debutoi me Sportingun kur ishte 17 vjeç, 6 muaj e 9 ditë.
Tashmë, Essugo ka kohë 1 vit e 8 muaj për të thyer rekordin e CR7 si golashënuesi më i ri i skuadrës portugeze.
As lágrimas do Leão mais jovem de sempre a estrear-se pela Equipa Principal do #SportingCP 💚
Que seja o primeiro de muitos, @darioessugo6! 🙌 #MadeInSporting
🎥 @SPORTTVPortugal pic.twitter.com/3MgScvRYTF— Sporting Clube de Portugal (@Sporting_CP) March 20, 2021