Bota 17 të vdekur në Kosovë nga Covid-19

17 të vdekur në Kosovë nga Covid-19

Gjatë 24 orëve te fundit në Kosovë kanë humbur jetën 17 pacientë të prekur nga Covid-19. Të dhënat bëhen publike nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili shton se nga 1.541 teste të kryera janë evidentuar 557 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 30.157 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.587.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bëri me dije një ditë më parë se ka aplikuar në aleancën globale “GAVI-COVAX” për të siguruara vaksinën kundër Covid-19 për 20% të popullsisë.