Aktualitet 17-vjeçari humbi jetën pas këputjes së kavos së ashensorit, arrestohet pronari i...

17-vjeçari humbi jetën pas këputjes së kavos së ashensorit, arrestohet pronari i lokalit në Sarandë

Policia ka vënë në pranga pronarin e lokalit në Sarandë, ky humbi jetën kamarieri 17-vjeçar.

I ndjeri ndërroi jetë pas plagëve të marra, si pasojë e këputjes së kavos së ashensorit.

Pronari i lokalit rezultonte i shpallur në kërkim, ndërsa është arrestuar në pikën kufitare të Qafë Botës.

Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.