Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 173 qytetarë të infektuar dhe dy humbje jete nga Covid. Rastet e reja kanë dalë nga 2443 testime të kryera.
Sakaq janë 3159 pacientë aktivë me Covid në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 66 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 408 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 264,695 që nga fillimi i epidemisë.
Që nga nisja e pandemisë kanë rezultuar 271.314 raste pozitive, dhe 3460 humbje jete.