18 shoferë janë arrestuar në Tiranë javës që po lemë pas. Disa prej tyre janë vënë në pranga për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit apo lëndëve narkotike.
Të tjerë për dhënie makine pa leje drejtimi, korrupsion dhe shkelje të rregullave të qarkullimit. Ndërkohë nga ana tjetër janë vënë mesatarisht në ditë 1 813 gjoba, në total për një javë 12 742.
Njoftimi i policisë
Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (26.05.2024 – 01.06.2024)
Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:
18 Arrestime dhe procedime penale:
6 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
2 persona për pa leje drejtimi.
7 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
2 persona u proceduan për korupsion aktiv.
1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike
Masat administrative:
12.742 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,813 në ditë.
68 masa për xhama të zinj.
681 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
410 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
713 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
58 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
8.732 masa për qëndrim të gabuar.
Pezullime dhe bllokime:
9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
45 raste për tejkalim shpejtësie.
3 raste të ndryshme
14 automjete u bllokuan, përfshirë 1 me targa të huaja.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt.