Vazhdon të rritet ndjeshëm numri i personave që janë prekur nga COVID-19 në Greqi.
Numri i pacienteve tani është 190 ndërsa është shënuar vetëm një viktime, 66-vjeçari nga Patra që vdiq ditën e enjte.
Për shkak të shtimit të madh të numrit të rasteve, qeveria greke ka vendosur të rrisë edhe më tej masat.
Në këtë mënyrë janë mbyllur këtë të premte bare, restorante, palestra, qendra tregtare, muze, përfshirë edhe Akropolin që është një nga zonat më të frekuentuara në Athinë.
Pak ditë më parë u mor vendimi edhe për mbylljen e shkollave.
Shqipëria këtë të premte mbylli kufijtë tokësor dhe ajror me Greqinë.