Eleni Foureira, një nga këngëtaret më të mira të momentit në Greqi, ka treguar se nuk e kanë lejuar që të përfaqësojë Greqinë në festivalin europian vetëm sepse është nga Shqipëria.
Panelistët kanë thënë se nuk do të donin ta shihnin Foureirën të përfaqësonte shtetin grek.
Theo Rakitzis shtoi që nëse Eleni Foureira ka dëshirë të performojë në festivalin europian, atëherë le të përfaqësojë Shqipërinë, vendin e origjinës së saj.
Nga ana tjetër, këngëtarja shqiptare e cila ka shprehur dëshirën për të marrë pjesë në një kompeticion të tillë, tha se nuk mërzitet që nuk e lejojnë.
Por, ajo shtoi se refuzimi i Rakitzis është një mesazh negativ për të rinjtë dhe që u vret ëndrrat.