Histori 1937/ Kur Shqipëria importonte filma për t’u mësuar shqiptarëve mënyrat moderne të...

1937/ Kur Shqipëria importonte filma për t’u mësuar shqiptarëve mënyrat moderne të bujqësisë

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të mërkurën e 29 dhjetorit 1937, në faqen n°5, një shkrim rreth vullnetit të modernizimit të bujqësisë në kohën e mbretërisë shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Filma për t’u mësuar shqiptarëve mënyrat moderne të bujqësisë

Nga një korrespondent i Stafit të The Christian Science Monitor

Tiranë, Shqipëri — Në përpjekje për të inkurajuar fshatarin shqiptar që të braktisë metodat e tij primitive të bujqësisë dhe ta edukojë atë në rotacionin e të korrave, përdorimin e parmendëve të çelikut dhe trajtimin higjienik të bagëtive të tij, qeveria mori masa për importimin e filmave nga Amerika dhe Anglia që tregojnë përmirësimet më të fundit bujqësore.

Ministria e Ekonomisë Kombëtare po përgatitet që filmat të shfaqen në të gjithë fshatrat e brendshme të Shqipërisë me një projektor portativ të instaluar në një furgon që prodhon energjinë (rrymën) e tij.

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania