Autoritetet policore në Peru kanë shkatërruar rrjetin ndërkombëtar të drogës, në krye të së cilës ishte shqiptari Kadri Cjoci, 28 vjeç dhe biznesmeni italian, Pasquale Bifulco 49 vjeç.
Mediat vendase shkruajnë se ata kishin në dispozicion një sasi të konsiderueshme kokaine, rreth 2.3 ton destinacioni i së cilës ishte Gjermania dhe Italia.
Kjo ngarkesë është sekuestruar nga Agjentët e Drejtorisë kundër Drogës.
Në pranga ranë gjithashtu shtetasi peruan, Luis Alberto Narbasya Huayanay 57 vjeç, të cilit u të cilit iu sekuestruan 5 kilogramë 300 gram kokainë, dy automjete dhe pajisje komunikimi, si dhe Elmer Cárdenas Ramírez 56 vjeç , të cilit iu konfiskuan një armë gjahu, një pistoletë dhe një revole.
Operacioni policor i koduar ‘Poseidon’, është vazhdimi i operacionit të kryer në Máncora, më 29 gusht, ku u arrestuan disa persona dhe u sekuestruan 448 kilogramë kokainë.