Qarkullimi i parave të duart e shqiptarëve jashtë kanaleve zyrtareve ka arritur një rekord të ri historik në fund të vitit 2019-ë.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në muajin dhjetor paraja jashtë korporatave depozituese shkoi në 2.38 miliard euro, duke pësuar një rritje me 6% krahasuar me një vit më parë, më shumë se dyfishin e rritjes ekonomike.
Në vlera monetare paraja “cash” është shtuar me 132 milion euro krahasuar me dhjetorin e 2018-s, duke shënuar rritjen më të madhe në tre vitet e fundit.
Treguesit flasin për një me 50% të qarkullimit të parasë jashtë bankave në ekonominë tonë që prej vitit 2012-të e deri më sot.
Një dekadë më parë ky agregat monetar ishte dy herë më pak sesa sot, afro 1.5 miliard dollarë, ndërsa prej vitit 2018 “cash-i” në ekonominë tonë për herë të parë ka kaluar nivelin e depozitave me afat në monedhën kombëtare dhe llogaritë rrjedhëse.
Ekzekutivi ka marrë një sërë masash për të ulur qarkullimin e parasë jashtë bankave në ekonomi, duke detyruar hapjen e llogarive bankare edhe për bizneset e vogla.
Sipas një studimi të bankës së Shqipërisë nga viti 2014-ë e deri më sot ekonomia është rritur mesatarisht me 0.7% më pak vetëm për shkak të qarkullimit të cash-it.
Shqetësimin për vlerën e lartë të parasë jashtë sistemit bankar e ka ngritur shpesh edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, raporton Tv Klan.