Sipas studimeve të fundit të bëra nga psikologët ekzistojnë 16 lloje personalitetesh të cilët ndahen në katër kategori kryesore. Thuajse 98% e njerëzve kanë një prej 15 personaliteteve ndërsa 2% e tyre kanë personalitete të rralla.
Katër kategoritë mbi të cilat klasifikohen tipat e personaliteteve, janë: ekstroversioni ndaj introversionit, ndjeshmëria ndaj të logjikuarit, paragjykimi ndaj të perceptuarit, si dhe të menduarit ndaj ndjeshmërisë.
Personalitetet e rralla
Cilësia është më e rëndësishme për ta, sesa sasia
Kur kalojnë kohë me dikë duan të flasin për gjëra të rëndësishme dhe e urrejnë të bëjnë muhabete koti, pasi për ta nuk ka kuptim ta shpërdorojnë kohën kot. Kur dikush apo diçka nuk është interesante për ta, ata e humbasin interesin për atë person, apo për atë gjë.
Fitojnë besim shumë shpejt
Ka diçka në personalitetin e rrallë që i bën personat e tillë, të besohen shumë prej të tjerëve. Nuk është e pazakontë që persona të huaj, të flasin me persona të tillë për çdo gjë, edhe për problemet e tyre shumë personale.
Janë empatikë
Këta persona i njohin mirë ata që janë duke kaluar në vështirësi, apo nëpër trauma, edhe pa u thënë asgjë. Ata arrijnë të shohin shumë qartë përtej aparencës.
I urrejnë gënjeshtrat dhe fjalët me nënkuptim
Vlerësojnë të vërtetën dhe kërkojnë kuptimin e jetës, arsye për të cilën i urrejnë gënjeshtrat, apo situatat kur dikush është duke i manipuluar.
Janë introvertë, edhe pse shihen si ekstrovert.
Kjo ndodh për shkak se ata përshtaten me çdo situatë, edhe me ato më të vështirat.
Kanë bindje të forta
Kur personat me këtë tip të personalitetit besojnë në diçka, e bëjnë papushim dhe nuk është e lehtë t’i shpërqendrosh. Në të kundërt, kur nuk janë dakord me diçkka, e tregojnë në mënyrë shumë të hapur.
Kanë pak miq, por i kanë të vërtetë
Mbajnë pranë vetes shumë pak miq, të cilët i zgjedhin me shumë kujdes. Dhe këta persona duhet të ndihen me fat që i kanë në jetën e tyre, sepse pranë do të keni një person tepër besnik dhe të dashur.
Punojnë më mirë të vetëm, ose në grupe të vogla
Preferojnë më tepër qetësinë, se sa rrëmujën që ekziston në grupe të mëdha. Ata japin më shumë rezultat kur punojnë të vetëm, si dhe krijojnë besim të plotë tek vetja e tyre.
Kërkojnë perfeksionin
Gjithçka që kërkojnë ta bëjnë, duan ta bëjnë mirë. Kjo është një thikë me dy presa, sepse mund të bëjnë një punë shumë cilësore, por të ndjehen të frikësuar se mund të marrin kritika dhe kjo i bën që shpesh të ndiejnë frikën e dështimit, apo të ndihen të papërshtatshëm diku.
Kanë dhuntinë e të shkruarit dhe kreativitetit
Kjo është arsyeja se pse shumë persona me personalitet të tillë kanë vështirësi për t’u shprehur përballë. Kjo është gjithashtu arsyeja se pse shumë shkrimtarë të mëdhenj, kanë pasur këtë tip personaliteti.
Janë të tërhequr nga personat e lënduar
Ata shohin më të mirën tek personat e lënduar dhe duan t’i ndihmojnë për të mbyllur plagët e së shkuarës.