Bota 20 mijë luftëtarë të huaj drejt Ukrainës për të luftuar ushtrinë ruse

20 mijë luftëtarë të huaj drejt Ukrainës për të luftuar ushtrinë ruse

Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba deklaroi për një media lokale se tashmë janë 20 mijë luftëtarët e huaj që kanë aplikuar për të shkuar në Ukrainë për të luftuar përkrah trupave të këtij vendi ushtrinë ruse.

Sipas Kulebës, interesimi i të huajve ka qenë tepër i lartë, pasi qeveria kishte vetëm një ditë që prezantoi faqen e internetit ku ata mund të aplikonin.

Diplomati ukrainas gjithashtu bëri me dije se luftëtarët që kanë shprehur dëshirën për të luftuar trupa ruse janë nga 52 vende të ndryshme.

Më herët, kreu i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar iu bëri thirrje britanikëve se nuk duhet të shkojnë në Ukrainë për të luftuar dhe në vend të kësaj të ndihmojnë sado që të munden nga vendi i tyre.