Në një deklaratë për mediat, Flutra Beqo nga Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit një 85 vjeçare nga Tirana ka humbur jetën në Spitalin Infektiv, e konfirmuar me COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese.
Deri me sot 34 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19 pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.
Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 27 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.
Ndërkohë në Laboratorin e Virologjisë në ISHP kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me COVID19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve ne te gjithë vendin.
Në 24 orët e fundit janë kryer 253 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër, 3 në Krujë, 2 në Durrës, 2 në Tropojë. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.
Një personel shëndetësor është riinfektuar pas thuajse 3 muajsh, si kontakt familjar. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 925 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.
Deri tani janë kryer mbi 18 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1232 raste. Në vendin tonë janë aktualisht 273 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton edhe njëherë për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrëngimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës vetjake dhe shmangien e grumbullimeve.
Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19″.
COVID-19 – Statistika (6 Qershor 2020)
Testime totale 18097
Testime molekulare 16062
Testime serologjike 2035
Raste pozitive 1232
Raste të shëruara 925
Raste Aktive 273
Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 187
Krujë 23
Shkodër 17
Kamëz 14
Durrës 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1