Një djalë i ri vetëm 20 vjeç ka humbur jetën në Itali nga i nxehti kur ishte duke punuar në një fermë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën e Falciano del Massico, që ndodhet në provincën e Kazertës, rreth 50 kilometra nga Napoli.
Sipas mediave italiane i riu shqiptar ka qenë duke punuar në një serë kur ka rënë përtokë pa jetë. Karabinierët kanë hapur një hetim për vdekjen e të riu shqiptar, por sipas informacioneve paraprake nga mjekësia ligjore djaloshi 20-vjeçar ka humbur jetën nga i nxehti i tepërt.