Në 24 orët e fundit janë shënuar dhe 2 viktima të tjera nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë njofton se viktimat janë një 53-vjeçar nga Tirana dhe një qytetar 80-vjeçar nga Elbasani.
Ndërkohë nga 2183 testime të kryera janë zbuluar dhe 200 raste të reja me Covid.
Rastet e reja janë zbuluar: 45 në Shkodër, 20 në Durrës, 16 në Lezhë, nga 14 raste në Tiranë, Pogradec, 12 në Malësi e Madhe, 10 në Divjakë, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Gjirokastër, Lushnje, nga 5 raste në Sarandë, Mallakastër, nga 4 raste në Librazhd, Kavajë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Kukës, Kurbin, Fier, Tepelenë, nga 2 raste në Peqin, Përmet, nga 1 rast në Has, Mirditë, Dibër, Libohovë, Dropull, Memaliaj, Korçë, Berat, Elbasan.
Aktualisht janë 2,981 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 47 pacientë.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar dhe 27 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,700 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë edhe njëherë bën thirrje për vaksinim.