Prostitucioni i rrugës edhe pse i jashtëligjshëm është një fenomen shumë problematik në vendin tonë. Kamera fshehtë e “Stop” solli këtë të martë pamje të punonjëseve të seksit në qendër të Tiranës, në bulevardin “Zogu i Parë”.
Madje prostitutat, në disa raste edhe transvestitë, thonë se mund të kryejnë raporte seksuale edhe pas Muzeut Historik Kombëtar, një zonë publike dhe shumë e lëvizur nga qytetarët.
Raporti ndodh në rrugë ose në hotel dhe kjo varet nga kërkesat e klientëve ose buxheti i tyre.
Qytetari: Të bëj një pyetje? Punon kështu?
Prostituta 3: Po!
Qytetari: Me sa?
Prostituta 3: 50!
Qytetari: Si 50? Një orë?
Prostituta 3: Gjysmë ore!
Qytetari: Ku rri? Ku? Në ça hoteli?
Prostituta 3: Këtu afër!
Qytetari: Sa vjeçe je? Je noi çik e mirë?
Prostituta 3: Tashi, provoje!
Qytetari: Po tani, mos të harxhojmë lekë kot!
Prostituta 3: Jo, provoje ti!
Qytetari: Më pak s’bëhet?
Prostituta 3: Ncuq! Hë, do të vish?
Qytetari: Po e ke shtrenjtë më!
Prostituta 3: Do hoteli, do dhe hoteli ore, si?
Qytetari: Hë?
Prostituta 3: Do dhe hoteli.
Qytetari: Hotelin e paguan ti?
Prostituta 3: Po!
Qytetari: Domethënë 50 mijë lekë, paguan dhe hotelin ti?
Prostituta 3: Po! Hë?
Qytetari: Ja, ta mendoj!
Prostituta e radhës tregon që përveç hotelit, marrëdhënien seksuale mund ta kryejnë edhe në ambient të hapur tek Muzeu Historik.
Prostituta 4: Hë, ça po bën?
Qytetari: Na ke zënë rrugën, hë!
Prostituta 4: Jo, more vëlla! Kalo! Rruga është e të gjithëve. Ça bën ti?
Qytetari: Si je ti?
Prostituta 4: Hiç mirë për Zotin! Ja vërdallë!
Qytetari: Shyqyr!
Prostituta 4: Hajt mo, mirë!
Qytetari: Hiç moj, ja ndonjë xhiro vërdallë, kështu…
Qytetari: Ndonjë punë apo?
Prostituta 4: Po po, punë këtu.
Qytetari: Ça pune?
Prostituta 4: Tani e do troç ti? Tashti kuptoje vetë!
Qytetari: Po troç moj! Pse ça ka?
Prostituta 4: Po qxxxxx shpirti!
Qytetari: Edhe njëherë!
Prostituta 4: Për qxxxx zemër!
Qytetari: Sa lekë e ke ti?
Prostituta 4: Ku në hotel, apo jashtë?
Qytetari: Hë?
Prostituta 4: Në hotel, apo jashtë?
Qytetari: Po ku di gjë unë, ku?
Prostituta 4: 20 jashtë, 50 në hotel!
Qytetari: Shumë është 50 mijë lekë. Po hotelin e paguan ti, apo e paguaj unë?
Prostituta 4: E paguan ti. E kupto? Rri një prishje, dy prishje. E kupto? Sa të mundesh ti. Kaq! Po deshe, hajde shkojmë!
Qytetari: Po jashtë? Ku i bie jashtë?
Prostituta 4: Andej poshtë mo nga Muzeu. A më kupton?
Qytetari: Ja do dal ndonjë xhiro kështu…
Prostituta 4: Epo mirë, mirë.
Qytetari: Hajt, punë të mbarë!
Qytetari: Si je?
Prostituta 5: Hiç ja!
Qytetari: Po punon më?
Prostituta 5: Po!
Qytetari: Sa e ke?
Prostituta 5: Ku e do ti jashtë, apo në hotel?
Qytetari: Hë?
Prostituta 5: Ku e do jashtë, apo në hotel?
Qytetari: Në hotel!
Prostituta 5: Në hotel 40.
Qytetari: Sa vjeçe je ti? Sa vjeçe je?
Prostituta 5: 20!
Qytetari: 20 je? 20, apo më pak?
Prostituta 5: 20!
Qytetari: Se më dukesh më pak.
Prostituta 5: Se unë më pak nuk jam, se jam e shkurtër vetë
Qytetari: Hë, hë, ok!
Qytetari: 40 mijë lekë? Po hotelin e paguan ti?
Prostituta 5: Jo, ti e paguan edhe hotelin.
Qytetari: Edhe sa është hoteli?
Prostituta 5: 10!
Qytetari: Ku në ça hoteli?
Prostituta 5: Ja, aty është!
Qytetari: Si e ka emrin?
Prostituta 5: Ja mo këtu te Dafina.
Qytetari: Po di ti ndonjë çikë, apo… vetëm të rrimë një orë, apo ça? Si e ke?
Prostituta 5: O vëlla! A do rrimë për qejfin tënd?
Qytetari: Eee pra…
Prostituta 5: Hë, pra!
Qytetari: Ti do rrish një orë, a si e ke?
Prostituta 5: Po një orë, pra!
Qytetari: S’ka problem! Ja kalofsh mirë! Natën!
Në Bulevardin “Zogu i Parë” gjenden edhe transvestitë, të cilët ofrojnë gjithashtu seks në këmbim të parave në hotel ose në ambiente publike.
Qytetari: Doni cigare?
Prostituta 6: Eeee…
Qytetari: S’ke cigare ti?
Prostituta 6: Jo!
Qytetari: Një kam dhe unë, po hajt! Na mere!
Prostituta 6: Ahhh po ti? Na!
Qytetari: Po ti?
Prostituta 6: Unë nuk pi!
Qytetari: Si kaloni njëherë?
Prostituta 6: Mirë
Qytetari: Mirë keni qenë?
Prostituta 6: Mirë!
Prostituta 7: A ke ndonjë mendje për seks?
Qytetari: Sa e ke ti?
Prostituta 7: Tashi jashtë, apo në hotel?
Qytetari: Hë?
Prostituta 7: Ku do jashtë, apo në hotel?
Qytetari: Po jashtë është ftohtë!
Prostituta 7: Mirë! 50 mijë lekë!
Qytetari: Në hotel! Po ça i bie 50 në hotel. Ku është hoteli njëherë? Është larg?
Prostituta 7: Ja është këtu afër, te kryqëzimi këtu.
Qytetari: Edhe ça vetëm një të prishme, apo të rrimë nja një orë, a si e kini?
Prostituta 7: Do rrimë një orë!
Qytetari: Një orë?
Prostituta 7: Po!
Qytetari: Po ti?
Prostituta 6: Edhe unë kaq e kam.
Qytetari: Hë?
Prostituta 6: Edhe unë kaq!
Qytetari: 50?
Prostituta 6: Po!
Qytetari: Po shumë është 50.
Prostituta 7: Po tashi do paguajmë hotelin, të gjitha.
Qytetari: E paguan ti hotelin?
Prostituta 7: Po!
Qytetari: Po sa është hoteli?
Prostituta 7: 15!
Qytetari: 15? S’ka me 10-të këtu?
Prostituta 7: S’ka!
Qytetari: Hë?
Prostituta 7: Ncuq!
Prostituta 6: Hë! Zgjidh e merr!
Qytetari: Rrofshi, rrofshi!
Prostituta 6: Hë, si do bëjmë?
Qytetari: Jam në dilemë pra, po është çikë shtrenjtë, them unë. Domethënë, i bie të rrimë një orë?
Prostituta 7: Një orë, një orë e gjysmë, po u kënaqëm te seksi, mund të rrimë edhe dy orë, nuk është problem.
Qytetari: Nejse, po dal ndonjë xhiro unë.
Prostituta 7: Dil shpirt, dil!