Cilësohen si udhëtimet më të sigurta sipas statistikave. Por duke iu bazuar pikërisht këtyre të fundit, për fluturimet 2018 ishte një vit i tmerrshëm.
Sipas një raporti të Rrjetit të Sigurisë së Aviacionit, 556 persona kanë humbur jetën në vitin që lamë pas, si pasojë e avionëve të rrëzuar. Bilanci është i frikshëm krahasuar me vitin pararendës. Në 2017-ën, humbën jetën 44 udhëtarë.
Në total, 15 aksidente ajrore ndodhën në 2018-ën. Më i rëndi prej tyre në Indonezi, ku një avion i Lion Air ra pak pasi ishte ngritur nga aeroporti i Xhakartës, duke shkaktuar 189 viktima.
Megjithatë ekspertët e aviacionit shprehen se nuk ka vend për panik, pasi siguri ajrore është përmirësuar ndjeshëm në 20 vitet e fundit. Nëse më përpara rrëzohej 1 avion në 7,360,000 tashmë një ndodh një aksident në 16 milionë fluturime. Nëse duam t’u besojmë shifrave, jemi më të sigurt.