Politika “2019 ishte viti i rekordeve negative…”, Berisha uron shqiptarët për Vitin e...

“2019 ishte viti i rekordeve negative…”, Berisha uron shqiptarët për Vitin e Ri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë mesazhin e tij për festat përmes një videoje në Facebook.

Berisha shprehet se viti 2019 ishte vit i rekordeve të zeza për Shqipërinë. Ai shton se shqiptarët duhet të ngrihen kundër këtij regjimi, për ta hedhur poshtë. Sipas tij, ky regjim duhet rrëzuar, pasi po pengon integrimin e vendit.

Postimi i Sali Berishës:

Videomesazh urimi per vitin e Ri 2020!

Viti qe po leme pas ishte per ne shqiptaret viti i rekordeve me te zeza ne keto 27 vite pluralizem..

2019-ta duhet te na ftoje ne te gjitheve te bashkohemi qe ky vit te mos na kthehet ne 2020. Por 2020 te jete nje vit i bardhe, nje vit i mbare, nje vit sic e duam, ne te cilin Shqiperia dhe shqiptaret te shpetojne nga rekordet e zeza, te celin rrugen e bllokuar drejt Europes, kombi te qendroje i bashkuar ne idaelet e tij europiane.

Shqiptaret, te frymezuar nga parimet e lirise por dhe ne shembullin e bolivianeve qe permbysen narkoshtetin e tyre te paketojne zoografin bis apo Esad Toptanin ne Beograd, te rikthejne ne Shqiperi vlerat e lirise dhe demokracise! sb