Bota 2019-ta vendos rekordin e ndërtesave super të larta

2019-ta vendos rekordin e ndërtesave super të larta

Raporti vjetor i Këshillit për Ndërtesat e Larta dhe Habitatin Urban nënvizon se 2019 ishte një vit rekord për ndërtesat “super të larta”.

Viti 2019 ishte i jashtëzakonshëm për industrinë e ndërtesave të larta, pasi pa 26 ndërtesa super të larta (300 metra ose më shumë) të përfundojnë, më shumë se çdo vit tjetër.

Ky është viti i dytë në të cilin u vendos ky rekord, duke mundur numrin prej 18 ndërtesave të larta në vitin 2018. Ishte gjithashtu viti i gjashtë me radhë që të paktën 1 ndërtesë 500 metra e sipër u ndërtua.

Në përgjithësi, 126 ndërtesa me të paktën 200 metra janë përfunduar në vitin 2019, krahasuar me 146 në 2018, një rënie prej 13.7%. Ndërtesa më e lartë e cila përfundoi në vitin 2019 ishte Tianjin CTF Finance Centre, me lartësi 530 metra.

Tani është e lidhur me ndërtesën e tretë më të lartë në Kinë me të ngjashmen e saj, Guangzhou CTF Financial Center (gjithashtu 530 metra) e cila është e shtata më e larta në botë. Gjithashtu 2019 shënon vitin e pestë me radhë në të cilin ndërtesa më e lartë e përfunduar është në Kinë.

Kina ndërtoi 57 prej tyre, duke përfaqësuar 45% të totalit. Azia në përgjithësi ndërtoi 87 nga 126. Shtetet e Bashkuara ishin përsëri vendi i dytë më i frytshëm, me 14 projekte të përfunduara. Amerika e Veriut përfaqësonte 20 nga ndërtesat e larta, ose 15.9% të totalit të botës.

Ajo u pasua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, me nëntë, nga 10 në vitin 2018. Në shkallën e qytetit, Shenzhen, ishte edhe një herë kampione e botës, duke shënuar rekordin e katërt radhazi, me 15 ndërtesa super të larta. Qyteti i ardhshëm më i frytshëm ishte Dubai, me nëntë.