Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim reagoi në rrjetet sociale pas takimit me kreun e SPAK, Kraja dhe atë të BKH, Aida Hajnaj.
Për ambasadoren amerikane Struktura e Posaçme e nisi vitin me çështje të mëdha, për të treguar se pandëshkueshmërisë në Shqipëri po i vjen fundi
“2021 nisi me çështje të mëdha nga SPAK. Në takimin tonë sot, Kreu Kraja & Drejtori Hajnaj më siguruan se ata janë të përkushtuar për të bërë drejtësi & për t’u siguruar se askush nuk është mbi ligjin. Qoftë për korrupsion, krimin e organizuar apo zgjedhor, kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi”, shkruan ambasadorja.