Aktualitet “21 Janari”/ Ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendi pyetet për 3 orë në...

“21 Janari”/ Ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendi pyetet për 3 orë në SPAK: Do paraqitem sa herë të më thërrasin

Prokuroria e Posaçme ka nisur prej ditës së hënë të marrë deklarimet e personave që kanë dijeni për “21 Janarin”, 8 ditë pasi regjistroi hetim penal për dosjen në fjalë.

Të parët që iu përgjigjën pyetjeve të organit të akuzës ishin familjarët e të ndjerit Aleks Nika, përkatësisht e veja e viktimës së “21 Janarit”, Rajmonda dhe xhaxhai i tij Mark Nika.

24 orë pas dëshmive të tyre dhe apelit që bënë në media, që SPAK të zbardhë të vërtetën e ngjarjes duke nisur nga zinxhiri komandues, në dyert e Prokurorisë së Posaçme është paraqitur ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi.

Prendi hyri në ambientet e SPAK, ku u pyet për llogari të hetimit të “21 janarit”, rreth orës 15:30 dhe u largua në orën 18:30.

“Sa herë të na thërrasin”. Kjo ishte përgjigja e Prendit për gazetarët pasi la ambientet e SPAK ku dha deklarimet e tij për rreth 3 orë para prokurorëve.

I pyetur nëse do të paraqitet sërish në SPAK për çështjen e “21 Janarit”, ai tha: “Për çdo gjë”.