Kryesore “21 Janari”, Saimir Tahiri paraqitet në SPAK

“21 Janari”, Saimir Tahiri paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar.

Glidona Daci, Tahiri do të dëshmojë lidhur me çështjen e “21 Janarit”.

Tahiri është thirrur si person që ka dijeni mbi rrethanat e çështjes, si organiziatori i protestës së 21 Janarit, gjatë kohë kur PS ishte në opozitë.

Më 21 Janar 2011 në protestën e socialistëve në bulevard u vranë 4 persona. Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

PS-ja e cilësoi krim shtetëror dhe kërkoi nisjen e hetimeve për të vënë drejtësinë në vend. Për ngjarjen, Gjykata e Tiranës dënoi ish-komandantin e Gardës Andrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo.