Një vajzë 21-vjeçare pa probleme shëndetësore të mëparshme ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.
Lajmi është bërë i ditur nga familja e saj. Chloe Middleton mendohet të jetë viktima më e re në Angli.
Nëna e saj Diane Middleton ka postuar lajmin në mediat sociale: “Për të gjithë njerëzit që mendojnë se është thjesht një virus, ju lutem mendoni përsëri, jua them nga një përvojë personale, i ashtuquajturi virus ka marrë jetën e vajzës time 21-vjeçare”.
Deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur 424 vdekje nga virusi dhe 8.077 raste të konfirmuara.