22 shoferë janë vënë në pranga ose proceduar gjatë javës së fundit. Policia Rrugore e Tiranës thotë se pjesa më e madhe e tyre janë kapur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por ka nga ata që janë arrestuar edhe për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit.
“22 Arrestime dhe procedime penale:
3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
5 persona për pa leje drejtimi.
13 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
1 person për largim nga vendi i aksidentit”, njoftoi policia.
“Rrugorja” thotë se mesatarisht në ditë janë vendosur 1421 gjoba, ose në total 9949.
“40 masa për xhama të zinj. 552 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara. 271 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit. 659 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit. 483 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve. 6.827 masa për qëndrim të gabuar. 550 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169”, njoftoi policia.
Nuk kanë munguar as rastet e pezullimit dhe bllokimit të mjeteve.