Një fëmijë 8-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e kësaj të shtune në Maliq, pasi u përplas nga një makinë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:20, në fshatit Vreshtas.
Sipas policisë, në timonin e makinës që përplasi të miturin ishte një 22-vjeçar i cili u shoqërua në komisariat.
Sa i takon 8-vjeçarit, ai u dërgua në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 20:20, në fshatit Vreshtas, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin J. G., 22 vjeç, ka përplasur një të mitur, 8 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit”, njoftoi policia e Maliqit.