Aktualitet 22-vjeçarja me Covid-19 del nga izolimi, procedohet nga policia

22-vjeçarja me Covid-19 del nga izolimi, procedohet nga policia

Një 22-vjeçare nga Lushnja është proceduar penalisht nga policia pasi theu karantinën edhe pse ishte e infektuar me koronaviruss. Sipas njoftimit të uniformave blu, e reja ishte larguar nga shtëpia e saj për të shkruar tek prindërit, në fshatin Kashtëbardhë.

Përveç komunikimit me të infektuarën, policia thotë se ka kontaktuar edhe më të afërmit e saj dhe u ka komunikuar që mos të dalin nga banesa.

“Policia mori kontakt me këtë shtetase në banesën e prindërve të saj, në fshatin Kashtëbardhë, ku është bërë edhe evidentimi i personave të tjerë që ndodheshin në këtë banesë, të cilëve u është komunikuar që të mos dalin nga banesa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, të prekurit nga Covid-19 të respektojnë detyrimisht vëtëkarantinimin, duke bërë të mundur që të gjithë bashkë të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së COVID-19.