Janë publikuar të dhëna interesante nga censi i popullsisë, sipas të cilit në Shqipëri jetojnë 2 402 113 banorë.
Një nga pyetjet e censit ishte edhe përkatësia etno-kulture, ku 23 mijë 485 persona janë përgjigjur që janë grekë, egjiptian 12.4 mijë, romë 9.8 mijë, bullgarë 7.1 mijë, boshnjakë 3 mijë arumunë 2.5 mijë.
Në Shqipëri, 66 % e popullsisë i përkasin një besimi të caktuar, ndërsa 4 % janë deklaruar ateistë.
Ndërkohë 10 % kanë refuzuar që të përgjigjen në pyetjen për përkatësinë fetare.
Ndërkohë, sa i përket besimit fetar, 4 përqind janë përgjigjur se janë ateistë, 1.1 milionë myslimanë, katolikë 202 mijë, ortodoksë 174 mijë, bektashinj 116 mijë dhe 9.7 mijë të besimit ungjillor.
Ndërkohë 3 mijë e 400 qytetarë kanë deklaruar besime të tjera fetare.
Censi i fundit i realizuar në Shqipëri ka qenë në 1 tetor 2011, ku popullsia e Shqipërisë ishte 2 821 977 banorë, pra përgjatë këtyre viteve ka pasur një tkurrje, me të paktën 400 mijë persona.
Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 është Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923.