Kryesore 233 të vdekur në një muaj, COVID-19 vazhdon të marrë jetë

233 të vdekur në një muaj, COVID-19 vazhdon të marrë jetë

Te aferm te pacienteve me koronavirus te ulur ne stola prane Sherbimit Infektiv ne QSUT

Shqipëria vazhdon të ketë një numër të lartë ditor të rasteve pozitive dhe fataliteteve nga COVID-19. Gjatë ditës së fundit ka pasur 9 të vdekur dhe 572 raste të reja të prekur nga koronavirus.

Rastet e reja-  Në 24 orët e fundit janë kryer 3808 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 572 qytetarë, në këto bashki:

237 në Tiranë, 45 në Fier, 23 në Durrës, 19 në Kamëz, 17 në Elbasan, nga 16 raste në Shkodër, Lushnje, 15 në Dimal, 14 në Sarandë, nga 13 raste në Gjirokastër, Korçë, 11 në Vlorë, nga 9 raste në Kukës, Lezhë, 8 në Berat, 7 në Peqin, 6 në Krujë, nga 5 raste në Kurbin, Dibër, Himarë, Cerrik, Memaliaj, nga 4 raste në Pogradec, Konispol, Divjakë, Patos, nga 3 raste në Malësi e Madhe, Shijak, Vorë, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, nga 2 raste në Librazhd, Gramsh, Kolonjë, Devoll, Këlcyrë, Përmet, Bulqizë, Mirditë, Has, Tropojë, nga 1 rast në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kavajë, Delvinë, Dropull, Maliq.

Viktimat- Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 9 qytetarë: 1 qytetar nga Kavaja 57 vjeç, 4 qytetarë nga Tirana 62-83 vjeç, 1 qytetar nga Shkodra 64 vjeç, 1 qytetar nga Përmet 68 vjeç, 1 qytetar nga Elbasani 72 vjeç dhe 1 qytetar nga Fieri 78 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 179 pacientë, nga të cilët 31 janë në gjendje më të rënduar.

Rastet aktive në të gjithë vendin i kalojnë 8 mijë, ku vetëm në Tiranë numërohen rreth 3600 të prekur.

Që prej fillimit të pandemisë, Shqipëria numëron 2 734 viktima. Vetëm gjatë muajit shtator dhe javën e parë të tetorit ka pasur 233 të vdekur.