Policia e Shtetit ka publikuar listën 24 personave më të kërkuar në qarkun e Durrësit.
Në mesin e tyre ka persona që janë të dënuar e burgim të përjetshëm, 35 vite e më pak.
Veprat penale për të cilat janë dënuar në mungesë, janë të ndryshme. Në mesin e më të kërkuarve të Durrësit rezultojnë dy gra, Klodiana Shkoza dhe Afërdita Ibrahimi, përkatësisht të dënuara për trafik femrash dhe trafik droge.
Gjithashtu, në këtë listë janë edhe dy shtetas të huaj, një amerikan dhe një italian.