24 raste të reja infektimi janë konstatuar në 24 orët e fundit në vendin tonë të Covid-19 nga 3051 testime që janë kryer.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 10 raste janë në Tiranë, 2 raste në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Vlorë, Mirditë, Rrogozhinë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Gramsh, Skrapar.
Ndërkohë, 2 pacientë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën si pasojë e kësaj sëmundje. Viktimat janë 1 qytetar nga Tirana dhe 1 qytetar nga Durrësi të moshave 65-69 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 835 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,240 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 73 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.